“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

Avokati Dorian Matlija ka resaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë Ai u shpreh se do të vazhdojë të jetë pjesë e protestës qytetare, por do të distancohet nga mikrofoni, përfaqësimi i vetëshpallur, fantazitë institucionale dhe çdo aksion që i jep alibi pushtetit. Reagimi: DEKLARATË DISTANCIMI Unë jam dhe do mbetem pjesë e protestës qytetare. Jam në këtë protestë për natyrën, për Vjosë-Nartën, për flamingot, për transparencën, kundër korrupsionit, kundër kapjes së shtetit dhe arrogancës së pushtetit. Për arsye se dua që kjo protestë të ketë sukses, sot distancohem qartë nga: Mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur. Askush nuk ka mandat të flasë në emër të popullit vetëm pse ka kapur një mikrofon, ka hipur në një shkallë...