Ja banda e Belinda Ballukut nën shënjestrën e SPAK, si po “çmontohet” rrjeti i zyrtarëve dhe ish-vartësve të saj…
Goditja e Prokurorisë së Posaçme ndaj kupolës drejtuese të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë shënon nisjen e çmontimit të një prej rrjeteve më komplekse të zyrtarëve që kanë kontrolluar financat publike në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Në qendër të kësaj vorbulle ligjore qëndron ish-ministrja Belinda Balluku dhe një grup besnikësh që kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë postet kyçe në dikasteret më të rëndësishme të vendimmarrjes ekonomike, ku përfshihen rrugët, energjia dhe prokurimet strategjike. Hetimi i SPAK ka nxjerrë në pah një skemë ku hierarkia zyrtare ishte e lidhur ngushtë me përfitime të paligjshme përmes tenderave të paracaktuar, ku emri i Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH-së, shërben si pika e nisjes për të kuptuar sesi funksiononte ky “shtet brenda shtetit”. Goditja ndaj Evis Berberit...
Burimi:
sot.com.al