“Ishim ‘Koreja e Veriut’ në Europë”, Rama në Seul: Sot Shqipëria është në një rrugë tjetër, drejt BE-së dhe modernizimit
Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp në Korenë e Jugut, ku ndodhet në një vizitë disa ditore. Ai sot ishte në një takim edhe me homologun e tij, Kim Minseok. “Ndihem personalisht, thellësisht i privilegjuar që ndodhem këtu në Seul. Herën e parë kam ardhur në këtë qytet kinematografik më shumë se dy dekada më parë si kryetar i bashkisë së Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Unë vetë vija nga një qytet që kish humbur e qe vënë në kërkim të vetes, në një vend që sapo dilte nga një botë e fashitur në rrekje shpesh të rrëmujshme për të përfytyruar një tjetër. Ajo çfarë pashë atë kohë ishte tashmë e jashtëzakonshme, por ajo çfarë shoh sot që kthehem pas gjithë këtyre viteve është...
Burimi:
top-channel.tv