Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, ka shprehur kritika ndaj mënyrës së organizimit dhe drejtimit të PD-së, duke vënë në pikëpyetje modelin politik që, sipas saj, nuk ka arritur të zgjerojë mbështetjen elektorale të partisë. E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Përnaska u ndal te retorika e vazhdueshme e “rigjenerimit” dhe “ripërtëritjes” brenda PD-së, duke argumentuar se problemi kryesor mbetet mungesa e zgjerimit të elektoratit. “Dëgjuam rigjenerim, ripërtëritje, riaktivizim, kemi dëgjuar rilindje, rithemelim, gjithmonë është “ri”, “ri”, “ri”. Unë e shoh të pavend këtë mënyrë të të bërit politik. PD zgjeroi shumë strukturuar por nuk zgjeroi elektoratin, u tkurr në elektorat, ky është një lloj ngërçi që lidershipi duhet ta shikojë me shumë kujdes”, tha ajo. Përnaska shprehu gjithashtu...