IPARD III drejt çeljes në 2026: Financat përmbyllin paketën, fondet rifillojnë brenda vitit
Ministria e Financave njofton se ka përmbyllur me sukses përgatitjen e paketës së akreditimit për Programin IPARD III, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aksesimit të fondeve të Bashkimit Evropian. Ky proces u realizua nën drejtimin e Zyrtarit Kombëtar Autorizues (ZKA), me mbështetjen e strukturave përkatëse dhe institucioneve përgjegjëse. Dokumentacioni i përgatitur është i plotë dhe në përputhje me standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Paketa përfshin kërkesën për besimin e detyrave të zbatimit buxhetor, si dhe prova të detajuara për përmbushjen e kritereve të Komisionit Evropian. Dorëzimi i saj përbën një moment kyç në rrugën drejt çeljes së fondeve IPARD III gjatë vitit 2026. Në vijim, procesi do të kalojë në fazën e vlerësimit nga shërbimet e Komisionit Evropian, përfshirë analizën e dokumentacionit...
Burimi:
javanews.al