Intervista e Ramës për “Financial Times”/ Berisha: As Gadafi, as Maduro s’kanë përdorur këtë gjuhë
Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj një interviste të kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e akuzuar atë për përdorim të një gjuhe të papërshtatshme në një media ndërkombëtare. Berisha deklaroi se dënon ashpër, siç i quajti ai, “sharjet e pakualifikueshme” të Ramës ndaj shqiptarëve gjatë intervistës, duke e cilësuar sjelljen e tij si të papranueshme për një kryeministër. Sipas tij, reagimi i Ramës ka qenë “shokues” për gazetaren dhe publikun ndërkombëtar të pranishëm, ndërsa shtoi se mënyra e komunikimit të tij nuk është thjesht arrogante, por përfaqëson një sjellje që ai e krahasoi me figura autoritare të së kaluarës. Berisha u shpreh se gjuha e përdorur nga Rama është e papranueshme për një kryeministër dhe e konsideroi atë si tregues...
Burimi:
ntv.al