Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor! Reagon opozita

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor! Reagon opozita

Në interpelancën me opozitën lidhur me emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qenieve njerëzore, Besfort Lamallari tha se nuk bëhet fjalë për asnjë urgjencë. Sipas ministrit të Brendshëm, Shqipëria nuk është kamp tranziti për emigracionin ilegal dhe as hapësirë për korridoret e krimit. “Në 2024 janë evidentuar 1540 emigrantë të parregullt, në 2025 1926. Kemi një rritje me 25%, por duhet parë në perspektivë. Në 2022, u evidentuan mbi 8000, në 2023 mbi 6000. Niveli aktual s’ka krahasim fare. S’ka asnjë sens urgjence që justifikon një interpelancë urgjente. Rritja e 2025 nuk duhet lexuar jashtë kontekstit rajonal. Një fenomen i ri ka qenë hyrja e shtetasve nga Bangladeshi, Nepali dhe Sri Lanka nga Mali i Zi. Autoritetet shqiptare kanë punuar menjëherë për rikthimin e tyre...