‘Interesi është strategjik’/ Trump në Davos: Vetëm SHBA mund të mbrojë Groenlandën, Europa po…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe të fortë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka trajtuar çështje që lidhen me energjinë, emigracionin, sigurinë globale dhe veçanërisht rolin strategjik të Groenlandës. Trump theksoi se Kina po shënon përparim të madh në sektorin energjetik, përfshirë energjinë bërthamore, ndërsa paralajmëroi për pasojat mjedisore të politikave që ai i cilësoi si shkatërruese. Sipas tij, energjia dhe emigracioni duhet të jenë prioritetet kryesore për Europën. “SHBA kujdesen shumë për popullin e Europës. Kam nënën nga Skocia dhe babanë gjerman dhe dua që këto vende të kenë sukses,” u shpreh Trump, duke shtuar se Europa, sipas tij, po shkon drejt vetëshkatërrimit dhe duhet të marrë më shumë përgjegjësi për të ardhmen e...
Burimi:
syri.net