Integrimi në BE, Gogu: Shqipëria si model! Kjo s’do spektakël, por bashkëpunim institucional
Këshilli i Integrimit në Bashkimin Europian është mbledhur këtë të premte, më 8 maj, ku në fokus të diskutimit është ecuria e procesit të negociatave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, i cili mori fjalën pas kryenegociatores Dhuka deklaroi se institucionet shqiptare kanë treguar angazhim të lartë në procesin e integrimit europian. Sipas Gogut, shtatë institucione shqiptare kanë dorëzuar rezultate konkrete, duke përballuar me sukses një nga ushtrimet më komplekse që sipas tij, ka ndërmarrë administrata shqiptare ndër vite. “Në fund të ditës, Shqipëria nuk ka shkuar me fjalë e me llafe, por me hapa konkretë”, u shpreh ministri lidhur me punën e bërë deri më tani nga qeveria, për procesin e negociatave të anëtarësimit. Ai ngriti si pyetje kryesore përfitimin real që...
Burimi:
javanews.al