Integrimi i vendit në BE/ Hasani prezanton projekt-rezolutën: Shqipëria të mos devijojë nga rruga europiane, duhet reformë dhe bashkëpunim politik

Integrimi i vendit në BE/ Hasani prezanton projekt-rezolutën: Shqipëria të mos devijojë nga rruga europiane, duhet reformë dhe bashkëpunim politik

Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani prezantoi në Kuvend projektrezolutën për integrimin e Shqipëria në Bashkimi Evropian, e dakordësuar mes PS dhe PD. Në fjalën e tij, Hasani theksoi se anëtarësimi në BE mbetet objektiv strategjik kombëtar dhe se procesi bazohet në meritë dhe reforma të thella. Ai nënvizoi se Kuvendi do të angazhohet për forcimin e rolit ligjbërës dhe mbikëqyrës, përshpejtimin e reformës zgjedhore, garantimin e zgjedhjeve të lira, respektimin e lirisë së shprehjes dhe luftën kundër dezinformimit. Rezoluta parashikon gjithashtu forcimin e dialogut politik dhe refuzimin e çdo veprimi që devijon nga kursi i integrimit evropian të vendit. “Anëtarësimi në BE është objektiv strategjik kombëtar. Procesi i anëtarësimit bazohet në meritë. Shqipëria ka hapur mespërmes kapitujve të integrimit...