Integrimi i Shqipërisë në rrezik, Alizoti: Kartelet, korrupsioni. Gjermania mund të vejë veton për shkak të Ramës

Integrimi i Shqipërisë në rrezik, Alizoti: Kartelet, korrupsioni. Gjermania mund të vejë veton për shkak të Ramës

Rruga e integrimit evropian të Shqipërisë rrezikon një bllokim serioz nga Gjermania, e cila mund të vendosë një veto si pasojë e informacioneve alarmante të mbledhura nga shërbimet e saj sekrete. Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv tha se, “Berlini zyrtar ka ashpërsuar ndjeshëm qëndrimin ndaj qeverisë shqiptare, i shtyrë nga të dhënat që flasin për një kapje të shtetit nga "kartele" dhe bllokim të drejtësisë, me rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku që ka shërbyer si pika e thyerjes:. Në bisedën ne studio me moderatorin Flavio Qarri Alizoti zbuloi se gjatë takimeve të tij në Gjermani ka hasur një "ashpërsi të paprecedentë" ndaj qeverisë Rama. Ai pretendoi se ndonëse politika zyrtare e Gjermanisë ka...