Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et

Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastër për të folur mbi teknologjinë dhe risitë e saj, si dhe mundësinë për të aplikuar në programin e startup-eve. Gjatë fjalës së tij, Rama premtoi se qeveria do të rrisë financimin për Startup-et, duke shtuar paralelisht edhe laboratorët smart në shkolla, ku të gjithë të kenë akses që më herët ndaj teknologjisë. Rama tha gjithashtu se qeveria do të rrisë financimin jo vetëm për startup-et, por edhe për ata nxënës apo studentë që janë ende në shkolla apo universitete dhe kanë pasion për t’u marrë me teknologjinë. Shefi i Qeverisë tha gjithashtu se bota e teknologjisë është në ndryshim të vazhdueshëm me hapa të shpejta dhe sipas tij, qeveria duhet të jetë në gjendje...