Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë
Juristi Ylli Manjani ka komentuar incidentin që ndodhi në nisje të seancës së sotme plenare, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nuk u lejua nga gardistët të hynte në sallën e Kuvendit. Manjani tha se punonjësit e Gardës po kryenin detyrën e tyre dhe se, nëse do të ishte në vendin e tyre, do ta godiste me shuplakë Shehajn. Sipas tij, nëse ushtron dhunë, atëherë do të përballesh me dhunë. Manjani: Pyetja konkrete është: Si zgjidhet kjo përplasje? Ai thotë: “Unë jam deputet, hape rrugën aty, legen”. Shpullë turinjve do t’ia fusja po të ma bënte mua atë. Do t’i thosha: “Ec, legen, përjashta”. Ai gardisti atë punë ka atje, të ndalojë atë që nuk lejohet të hyjë. Atij i kanë vendosur një pengesë dhe...
Burimi:
javanews.al