Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

Protesta kombëtare e Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione dhe përplasje, duke sjellë edhe të lënduar mes protestuesve dhe forcave të rendit. Aktivisti dhe ish-kandidati i PD-së për deputet në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, është paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore, dyshohet si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga policia. Ai është transportuar fillimisht me barelë dhe më pas me ambulancë drejt spitalit, në gjendje të fikëti, pasi ka rënë pa ndjenja gjatë protestës. Po ashtu, edhe deputeti Luçiano Boçi është ndjerë keq gjatë tubimit, në një situatë që duket se lidhet me përshkallëzimin e tensioneve në terren. Ngjarjet u përshkallëzuan menjëherë pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, kur një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë. Si përgjigje,...