Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO zbut dënimin për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO zbut dënimin për Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të zbusë dënimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, në kuadër të çështjes së inceneratorit të Tiranës. Shkalla e dytë e gjyqësorit ka shpallur të pafajshëm Bllakon për një nga episodet e akuzës për korrupsion, konkretisht për përfitimin e shumës rreth 7 milionë lekëve në formë page nga Vladimir Bezhani. Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi dënimin për episodin tjetër, që lidhet me përfitimin e parregullt në vlerën 119 mijë euro. Si rezultat, gjykata ka ulur dënimin nga 4 vite burg (me gjykim të shkurtuar) në 2.8 vite, dhe më pas në 2 vite burg pas aplikimit...