Inagurohet komisariati i ri i Krujës, Lamallari: Modernizim i policisë nuk është vetëm infrastruktura. Rrisni standardin e shërbimit për qytetarët

Inagurohet komisariati i ri i Krujës, Lamallari: Modernizim i policisë nuk është vetëm infrastruktura. Rrisni standardin e shërbimit për qytetarët

Është inauguruar Komisariati i ri i Policisë në Krujë, një investim i rëndësishëm që shënon një tjetër hap konkret në drejtim të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Në fjalën e tij ministri Lamallari kërkoi nga punonjësit e policisë rritje të standardit të shërbimit ndaj qytetarëve. “Kur vjen puna te modernizimi nuk është fjala vetëm për infrastrukturën, por flasim edhe për standarde europiane dhe shërbim cilësor për qytetarët”, tha ministri. Për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ky investim duhet kthyer në shërbim...