Ina Zhupa: Policia goditi gazetarët me paramendim, alarmi i ‘Reporterëve pa Kufij’ u vërtetua
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dënuar dhunën policore ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës, duke e cilësuar atë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe informimit. Zhupa solli në vëmendje rastin e gazetares Marsi Korreshi të Syri TV, e cila u godit me ujë me presion gjatë raportimit në terren. Ajo iu referua edhe raportit të Reporterëve pa Kufij, sipas të cilit gazetarët që mbulojnë protesta shpesh bëhen viktima të dhunës policore. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: “Gazetarët që mbulojnë protestat bëhen viktima të dhunës policore”, shkruante vetëm pak ditë më parë raporti i Reporterëve pa Kufij. Fatkeqësisht ky alarm ndërkombëtar, u vërtetua sërish dje në protestën e opozitës. Pamjet tregojnë qartë sulmin ndaj operatorëve dhe gazetarëve që ishin në...
Burimi:
syri.net