Igli Tare sfidon SPAK-un për vilën e sekuestruar si pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, dalin të tjera detaje nga…

Igli Tare sfidon SPAK-un për vilën e sekuestruar si pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, dalin të tjera detaje nga…

Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ku ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e një vile në fshatin Gjilekë, Dhërmi. Prona është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas dyshimeve se përbën një pasuri të fshehur që lidhet me ish-zv/kryeministren Belinda Balluku. Sipas hetimeve, dyshohet se vila është përfituar si ryshfet nga kompania Eurocol, e cila pretendohet se është favorizuar në një tender publik në kohën kur Balluku mbante detyrën e drejtoreshës së Albcontrol. Nga ana e tij, Tare pretendon se vila është pronë e ligjshme e tij dhe e konsideron të padrejtë masën e sekuestros së vendosur ndaj saj. Seanca për shqyrtimin e ankimit është caktuar të zhvillohet më 30 qershor në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Detaje...