I vetëm në fletën e votimit, Berisha: Tradhtarët nuk mund të kandidojnë për kryetar të PD!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi online me ndjekësit, ka deklaruar se PD është ndër të paktat parti në Europë dhe botë që zgjedh kryetarin me votën e anëtarësisë, duke e cilësuar këtë si formën më demokratike të garës. Ai ka theksuar se kandidatët e lidhur me kundërshtarët politikë nuk mund të marrin pjesë në garën për kryetar. Berisha u shpreh se PD ka garën më të ndershme dhe më demokratike: “I dashur Lekë, të garantoj se PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë. Kryetarët e partive në familjet tona simotra, vetëm një pjesë e vogël zgjidhen direkt nga anëtarësia, të tjerët i zgjedhin forumet e partisë. Por zgjedhja nga anëtarësia, padiskutim që...
Burimi:
javanews.al