I shkoi Metës në burg, Balliu: Jeton në kushte të këqija, po hakmerren politikisht

I shkoi Metës në burg, Balliu: Jeton në kushte të këqija, po hakmerren politikisht

Dy ditë pasi Ilir Meta u shfaq në kafazin e qelqtë në GJKKO ku tërhoqi vëmendjen me pamjen e tij, deputeti demokrat Klevis Balliu i shkoi për vizitë në burg. Për gati një orë Balliu, zhvilloi takim më Presidentin e Partisë së Lirisë, por inspektoi dhe kushtet ku jetojnë të burgosurit e tjerë. Deputeti opozitar pohon se Metës po i bëhen padrejtësi në qeli dhe po hakmerren politikisht me të. “Ata mundohen me lojëra nga më të ndryshmet për ta vështirësuar kushtet e presidentit Meta. Mund t’ju them për shembull që e vetmja qeli në të gjithë burgun ku nuk punon sinjali për të thirrur oficerin e policisë, për një arsye që mund të ketë i burgosuri, e vetmja qeli ku nuk funksionon dhe nuk...