I refuzuan kandidimin, Evi Kokalari publikon dokumentin si anëtare e “Rithemelimit” dhe sfidon Berishën

I refuzuan kandidimin, Evi Kokalari publikon dokumentin si anëtare e “Rithemelimit” dhe sfidon Berishën

Aktivistja demokrate Evi Kokalari, së cilës iu refuzua aplikimi për zgjedhjet për kreun e PD-së, duket se nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj. Në një postim në Facebook, Kokalari ka publikuar një dokument ku, krahas deputetëve demokratë si Albana Vokshi dhe Flamur Noka, ajo rezulton si një nga anëtaret e PD-së që kanë marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike në dhjetor të vitit 2021. Me këtë dokument, Kokalari bën me dije se do t’i drejtohet gjykatës, ku do të kërkojë të drejtën e saj, të cilën pretendon se i është mohuar. “Shihemi në gjyq, Sali Berisha!!”, shkruan Kokalari. Kokalari u përjashtua nga Komisioni i Zgjedhjeve në PD, pasi nuk plotësonte kriteret, sipas tyre për shkak se nuk është anëtare e...