“I bie që unë kam korruptuar Ramën”, Kryemadhi zbërthen akuzën e SPAK për ligjin për minierat
Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet nga gazetari Artan Hoxha për dosjen e CEZ-DIA për të cilën mbahet në burg ish-presidenti Ilir Meta. Kryemadhi u shpreh se nuk qëndron akuza ndaj ish-presidentit se ndikoi për të futur në Kuvend ligjin për minierat, sepse ai ka ardhur i propozuar nga qeveria shqiptare, me në krye Ramën. Pjesë nga biseda Hoxha: Zonja Kryemadhi ju do të kërkoni gjykim normal? Kryemadhi: Normal, normal, jo të shkurtuar. Dëshmitari im kryesor është Adrian Shatku, Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Eduart Shalësi. Nëse ligji për minierat ka ardhur i propozuar nga qeveria shqiptare i bie që unë kam korruptuar Edi Ramën dhe me çfarë e kam korruptuar? Hoxha: Kur ka filluar procesi dhe kush ka...
Burimi:
javanews.al