“Hoxha të japë dorëheqjen pas SMS”. BDI i përgjigjet VLEN: Jeni zëdhënësit kundër interesit të Shqipërisë

“Hoxha të japë dorëheqjen pas SMS”. BDI i përgjigjet VLEN: Jeni zëdhënësit kundër interesit të Shqipërisë

VLEN, koalicioni i partive shqiptare në qeveri në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha, pas mesazheve ku pretendohet se Hoxha iu është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, në një komunikim në një grup. Në reagim, VLEN thotë se mesazhi përbën skandal të rëndë diplomatik, dhe se duhet kërkuar falje publike. “Fshirja e postimit nuk mjafton, ministri Ferit Hoxha duhet të kërkojë falje publike. Mesazhi përçmues i ministrit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i quajtur “idiotë”, përbën skandal të rëndë politik dhe diplomatik. Një gjuhë e tillë është e papranueshme, fyese dhe larg çdo etike. Ajo dëshmon mungesë të kulturës diplomatike dhe hap dilema serioze...