Hoxha takohet me Tajanin në Romë: Rikonfirmohet partneriteti i strategjik dhe mbështetja për në BE
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar këtë të premte, 29 maj, takimin e tij të parë zyrtar në Romë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani. Përmes një postimi në rrjetin social X, kryediplomati shqiptar e vlerësoi si një kënaqësi të veçantë këtë pritje të ngrohtë në Palazzo della Farnesina. “Ishte një kënaqësi e veçantë të zhvilloja takimin tim të parë zyrtar në Romë, në Palazzo della Farnesina, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.” Gjatë këtij takimi, të dy ministrat rikonfirmuan partneritetin e shkëlqyer që ekziston mes Shqipërisë dhe Italisë. Ky bashkëpunim i ngushtë bazohet në lidhje të thella historike, në miqësinë e...
Burimi:
javanews.al