Hoxha reagon për akuzat mbi “mesazhet”: Qëndrimet e politikës së jashtme nuk komunikohen me WhatsApp
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar për herë të parë pas polemikave të fundit politike që shpërthyen pas publikimit të pretendimeve rreth një komunikimi të brendshëm mbi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, i cili u përdor nga kundërshtarë politikë për ta akuzuar publikisht për gjuhë fyese kundrejt tyre. Në një intervistë ekskluzive për Albanian Post, Hoxha i ka cilësuar të mbyllura sqarimet institucionale për këtë çështje, duke theksuar se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë tashmë qëndrimin e saj zyrtar. “Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente, të njohura për publikun dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe vetëm këto qëndrime prodhojnë efekt”, përmend...
Burimi:
javanews.al