Hoxha pas takimit me parlamentarët francezë: Franca mbetet një partner kyç në rrugën drejt BE-së

Hoxha pas takimit me parlamentarët francezë: Franca mbetet një partner kyç në rrugën drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti këtë të hënë në Tiranë një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Asamblesë Kombëtare të Francës, të kryesuar nga kryetari Pierre-Alexandre Anglade. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit dhe besueshmërisë së procesit të anëtarësimit për vendet aspirante. Ministri Hoxha rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për vijimin e reformave dhe avancimin pa hezitim në rrugën drejt integrimit evropian. Ai theksoi se vendi ka një plan të qartë, rezultate konkrete dhe ambicien për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade. “Me një plan të qartë, rezultate konkrete dhe ambicien për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, Shqipëria është...