Hoxha në Uashington me ftesë të Rubios: Shqipëria e vendosur kundër kërcënimeve hibride

Hoxha në Uashington me ftesë të Rubios: Shqipëria e vendosur kundër kërcënimeve hibride

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në Ministerialin mbi rikthimin e terrorizmit politik, të thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Ministerialin ku merrnin pjesë përfaqësues nga më shumë se 60 vende, Hoxha theksoi se “ekstremizmi politik dhe përdorimi i dhunës për të arritur objektivat politike përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë demokracisë”. “Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë: në një demokraci, nuk ka as vend dhe as justifikim për dhunën si mjet politik. Historia jonë na kujton këtë lloj rreziku. Dikur një diktaturë brutale komuniste, që jetonte në një botë pa dritë dhe pa shpresë, sot si një demokraci e vendosur, një aleate e përkushtuar e NATO-s, një...