Hoxha në SEECP: Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE ka hyrë në fazën më përcaktuese
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po merr pjesë në takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Sofje. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha tha se “ajo që nisi si një aspiratë e sinqertë është shndërruar ndër vite në një projekt të qëndrueshëm dhe me ndikim të rëndësishëm”. “Sot, SEECP qëndron si forumi politik kryesor i rajonit, duke nxitur dialogun, ndërtuar besimin dhe forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë mënyrë, ai ka dëshmuar se përgjegjësia rajonale, respekti i ndërsjellë dhe një vizion i përbashkët mund të kontribuojnë në mënyrë domethënëse për më shumë stabilitet, mirëqenie dhe integrim në të gjithë rajonin tonë”, tha Hoxha. Sipas Hoxhës, “bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi rajonal duhet të mbeten në...
Burimi:
javanews.al