Homazhet për Pëllumbin, Braçe: 35 vite janë një jetë me njerëz që po ndahen me ne, është e vështirë
Me nota nostalgjie dhe keqardhje të madhe, Erion Braçe kujtoi kohën kur Servet Pëllumbi ishte profesori i tij dhe i socialistëve. Ai zbuloi edhe çfarë shkroi në librin e dedikuar për homazhet, ndërsa ndau edhe hidhërimin për humbjen e shumë personaliteteve. “I ri isha kur drejtonte profesor Servet Pëllumbi. Shkrova faleminderit pafund që mua dhe të tjerë si unë na priti, na mësoi, na edukoi dhe na rriti, por na bindi që jo vetëm të qëndrojmë këtu, të mos dorëzohemi asnjëherë për ato që janë bindje, të drejta, ide të qarta dhe natyrisht, shërbimi publik ndaj qytetarëve. Po ikin shumë, nuk është e lehtë, është e vështirë se duket sikur humb një pjesë tjetër. 35 vite nuk janë pak, janë një jetë e ndërtuar me...
Burimi:
javanews.al