Homazhet për Pëllumbin, Bamir Topi: Ishte një nga burrat më të mirë në politikë dhe njeri reformator

Homazhet për Pëllumbin, Bamir Topi: Ishte një nga burrat më të mirë në politikë dhe njeri reformator

Ish presidenti Bamir Topi ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi. Për mediat, Topi u shpreh se Pëllumbi ka qenë një nga zërat më të ekuilibruar të politikës. Topi e cilësoi Pëllumbin njeri reformator dhe shtoi se ka qenë një nga burrat më të mirë që ka pasur rastin të bashkëpunojë në politikë. “Jam njohur nga afër me profesor Pëllumbin. Ka qenë një nga zërat më të ekuilibruar, jo vetëm të politikës në përgjithësi, por brenda PS. Njeri reformator. Është një nga burrat më të mirë që kam pasur rastin të bashkëpunoj në politikë”, tha ai.