Homazhe për “5 Majin” në Lushnje, Balluku: 28 mijë dëshmorët janë udhërrëfyes për vendin!

Homazhe për “5 Majin” në Lushnje, Balluku: 28 mijë dëshmorët janë udhërrëfyes për vendin!

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë pjesë këtë 5 maj, në ditën përkujtimore të dëshmorëve të luftës në Lushnje. Pasi bëri nderime pranë varrezave të të rënëve dhe vendosjes së kurorave me lule pranë monumentit të partizanes, Balluku theksoi se 28 mijë dëshmorët sot e përherë do të jenë udhërrëfyes se Shqipëria është vendi për të cilin duhet të punojmë dhe të jemi të bashkuar. “Sot përulemi me respekt dhe mirënjohje në kujtim të qindra mijërave, burrave dhe grave, vajzave dhe djemve të cilët dhanë jetën për lirinë e atdheut, për dinjitetin e vendit tonë. 28 mijë dëshmorë, të cilët sot dhe përherë do të mbeten një udhërrëfyer për sakrificën që ata bënë dhe për të na treguar një herë e...