Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë

Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë

Gazetari Arbër Hitaj u shpreh se është ende herët për të pritur që protesta e nisur në Tiranë të sjellë ndryshime të menjëhershme politike, por sipas tij, lëvizja po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje dhe mund të ketë ndikim të rëndësishëm në skenën politike. I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Hitaj tha se nuk është realiste të kërkohet që një protestë 27-ditore të rrëzojë një qeveri që ka qenë në pushtet prej 13 vitesh apo të ndryshojë një sistem politik të ndërtuar ndër dekada. “Po rritet një lëvizje, një embrion shumë i fortë dhe shumë cilësor. Duhet t’i japim kohë, sepse presioni është shumë i madh. Nuk mund t’u kërkojmë të rinjve që në 27 ditë të bëjnë ndryshimin e 30 viteve”,...