Hita shantazhoi protestuesit për llogari të Ramës dhe Lucës/ BIRN: Cënim i lirisë së shprehjes dhe intimidim
Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik. BIRN Një muaj më parë, kur protestat masive kundër qeverisë sapo kishin filluar, në një cep të internetit, një platformë sociale që njihet si Reddit – pak e njohur dhe pak e përdorur nga shqiptarët, përdorues të një forumi për Shqipërinë sugjeruan bojkotin e bizneseve që ata i konsiderojnë të lidhura me qeverinë. “Bojkot bizneseve të oligarkëve”, shkruhej në një postim të para 30 ditëve, ndër dhjetëra të tillë me thirrje për t’iu...
Burimi:
syri.net