“Hiqe telefonin Damian se më shpërqëndron”, Rama kapet me dy ish-ministrat në mbledhjen e Grupit të PS: Ervin, boll i çove mesazhe policëve

“Hiqe telefonin Damian se më shpërqëndron”, Rama kapet me dy ish-ministrat në mbledhjen e Grupit të PS: Ervin, boll i çove mesazhe policëve

Zbulohen detaje të reja nga ajo çfarë prodhoi mbledhja e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se nuk ka qenë vetëm Elisa Spiropali ajo që ka ngritur “temperaturën” e kësaj mbledhje duke u përplasur me Erjona Ismailin ministre për Marrëdhëniet me Parlamentit. Dy burime nga Grupi PS treguan edhe dy episode të tjera ku janë bërë protagonistë dy deputetë të PS dhe vetë kryeministri Edi Rama. Episodi i parë ka qenë një tërheqja vëmendje ndaj Damian Gjiknurit. “Damian leje telefonin se më shpërqëndron kur flas”, citohet të ketë thënë Edi Rama. “Ok, s’ka asnjë problem”, është përgjigjur Gjiknuri, i cili më pas ka futur telefonin më xhep. Nuk ka qenë vetëm Gjiknuri...