Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!

Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!

Nga Belind Këlliçi/ Paska ftuar Edi Rama sot estonezët të vijnë në Shqipëri se do të ndihen mirë! Sigurisht kjo është një parullë në rastin e kryeministrit tonë. Realiteti flet ndryshe. Është kjo arsyeja pse jo vetëm estonezët, por dhe investitorët gjermanë, italianë, amerikanë mungojnë sot. Sepse që të bësh biznes këtu, duhet të jesh ortak dhe klient i Edi Ramës. Duhet të jesh si Roni i armëve që të kesh sukses. Me status si Alabari që merr falas truallin më të shtrenjtë. Bën hajër po të jesh si McGonigal. Bëhesh pronar po të jesh ai gjenerali i Guardia di Financa që raporton se s’ka drogë. Vetëm nëse kalon në tarafin e Ramës dhe mbështet interesat e tij, të hapen rrugët. Duhet të kesh fatin...