Harta territoriale/ ‘100 kilometra për të marrë shërbim’, Malaj: Antikushtetuese, në kundërshtim me frymën europiane

Harta territoriale/ ‘100 kilometra për të marrë shërbim’, Malaj: Antikushtetuese, në kundërshtim me frymën europiane

Plani i ri për hartën territoriale po ngjall reagime të forta, veçanërisht në jug të vendit. Bashkia e Memaliajt, një nga më të mëdhatë në qarkun e Gjirokastrës, pritet të shkrihet për t'iu bashkuar asaj të Tepelenës, një lëvizje që po kundërshtohet ashpër nga qytetarët dhe përfaqësuesit lokalë. Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj shprehet se kjo nismë jo vetëm që injoron zërin e komunitetit, por rrezikon të lërë mijëra banorë në mëshirë të fatit. Sipas Malajt, banorët e fshatrave më të thellë, të cilët tashmë udhëtojnë 70 deri në 80 kilometra për të marrë një shërbim në Memaliaj, me bashkimin e ri do të detyrohen të përshkojnë mbi 100 kilometra në një infrastrukturë rrugore tejet...