Harta me 46 bashki, PD zbulon tre rrugët e kundërshtimit
Partia Demokratike po shqyrton disa forma kundërshtimi ndaj projektit të riorganizimit administrativo-territorial, i cili parashikon ndarjen e vendit në 46 bashki. Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale në PD, Luçiano Boçi, ka deklaruar se mes opsioneve të opozitës është edhe dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese, referendumi dhe organizimi i protestave. Sipas Boçit, PD pretendon se procedurat për hartimin e reformës nuk kanë respektuar disa kërkesa ligjore, duke iu referuar dispozitave kushtetuese, ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe konsultimeve publike. Një tjetër mundësi e shqyrtuar nga demokratët është kërkesa për referendum. Boçi ka deklaruar se për këtë çështje do të kërkohet edhe komunikim me institucionet ndërkombëtare, ndërsa ka pranuar se kuadri ligjor shqiptar e bën procesin më të vështirë. PD ka ngritur gjithashtu pretendimin se ndarja...
Burimi:
ntv.al