Hapen nominimet për Çmimin “Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek” për vitin 2025

Hapen nominimet për Çmimin “Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek” për vitin 2025

KBR-ja dhe Ministria Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare e Austrisë ftojnë publikun të nominojë individë dhe organizata, puna e të cilëve afron më shumë Evropën Juglindore Sarajevë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR), së bashku me Ministrinë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë (BMEIA), ka hapur nominimet për Çmimin Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek për vitin 2025, duke ftuar publikun të nominojë individë dhe organizata, puna e të cilëve ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në bashkëpunimin rajonal, dialogun dhe integrimin evropian në Evropën Juglindore. I emërtuar për nder të të ndjerit Dr Erhard Busek, njërit prej arkitektëve dhe mbështetësve më të fuqishëm të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, Çmimi vlerëson vizionin, udhëheqjen dhe përkushtimin afatgjatë të jashtëzakonshëm për ndërtimin...