Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, çfarë përfitojnë fermerët

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, çfarë përfitojnë fermerët

Kjo e hënë, 25 maj, shënon çeljen e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2026. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh, krahas masave mbështetëse për fermerët. Bëhet fjalë për 9 masa direkte mbështetjeje dhe 3 masa investimi për fermerët dhe agrobiznesin që përfshijnë: • tufën bazë të matrikulluar të gjedhit • tufën bazë të matrikulluar të imtave • mbarështimin e bletarisë • tufën bazë të matrikulluar të dosave dhe/ose paradosave • kontrollin biologjik të dëmtuesve në sera dhe tunele plastike • fermat organike • implementimin dhe certifikimin Global GAP • mbështetjen për sipërfaqet e mbjella • ripopullimin e peshkimit në ujërat e brendshme Ndërkohë, masat e investimit fokusohen te: • mbështetja për fermerët e rinj • ndërtimi dhe rikonstruksioni i...