Halli Albania Files

Halli Albania Files

​Nga Klodian Tomorri Kryeministri është në të drejtën e tij të distancohet nga Albania Files, sa të dojë madje. Por ka një problem të vogël. Në brendinë e librit ka projekte brenda zonave të mbrojtura, të cilat janë hartuar dy apo tre vjet përpara se të ndryshohej ligji për të lejuar ndërtimet në këto zona. Kjo e komplikon pak situatën sepse i vendos ndërtuesit që kanë porositur këto projekte tek arkitektët e huaj, vetëm para dy mundësive. Mundësia e parë është që ndërtuesit kanë qenë të gjithë të çmendur dhe kanë paguar arkitektët e huaj me miliona euro për të bërë projekte kot në zona, ku e dinin se nuk ndërtonin dot. Mundësia e dytë është që kanë patur garanci se ligji do të ndryshohej...