“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon pas deklaratës së aktivistit: Avash avash, të gjithë do dalin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë. Ai ka shpërndarë në Facebook një foto të Arben Kolës, aktivist, duke iu referuar edhe një deklarate të tij për mediat, ku thuhej: “Ka grupe greke dhe serbe në protestë, do t’i nxjerrim me emra”. Në postimin e tij, Rama ka komentuar me ironi duke shkruar: “Ouuu….. Po ky vetë? Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv