Grisen listat! Shtyhen zgjedhjet për kreun e PD-së në Korçë
pamjet nga dega e PD Korçë KORÇË-Pas tensioneve dhe ndërprerjes së procesit të votimit, janë shtyrë për një datë tjetër zgjedhjet për degën e PD-së në Korçë. Procesi i votimit u ndërpre dy herë, ku pak minuta nga hapja e degës anëtarët e komisionit morën kutitë dhe duke u larguar nga qendra ku do të zhvillohej votimi. Pas dy orësh procesi nisi sërish, por debatet lidhur me mënyrën e administrimit të listave të votuesve vijuan. Situata u krijua pasi disa simpatizantë, të cilët nuk gjetën emrat e tyre në listat e votimit, kundërshtuan procesin dhe grisën fletët e votimit, duke e bërë të pamundur vijimin normal të garës mes Irvin Bodes dhe Harito Zotos. Pavarësisht përpjekjeve për negociim nga drejtuesit politikë, procesi nuk mundi të rifillonte. Në garë për drejtimin...
Burimi:
zeri.ai