Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)
Alfred Lela është larguar nga studio e ‘Top Story’ pas përplasjes me moderatoren dhe autoren Grida Duma. Debati nisi pas një komenti të Lelës ndaj moderatores Duma. Pas kësaj, drejtorit të komunikimit të PD-së, i është kërkuar nga vetë Grida Duma të largohet nga studio. Pjesë nga debati: Alfred Lela: Diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë. Grida Duma: Krejt pa lidhje është. Alfred Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel. Grida Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca. Alfred Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë. Grida Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh....
Burimi:
javanews.al