Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka! Gjenerata Z solli ndryshimin

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka! Gjenerata Z solli ndryshimin

“Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ka”. Kështu ka deklaruar avokati Altin Goxhaj, teksa komentoi protestën që po zhvillohet në vendin tonë, dhe që sot përkoi me ditën e 17-të. Nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj, Goxhaj tha se shqiptarët janë bërë të gjithë bashkë, pavarësisht ideologjive të kudërta që mund të kenë. Ai shtoi se është gjenerata Z, ai brez që do merrte valixhet të largohej, shpresa e vendit dhe për të mos rrezikuar zhdukjen si popull. “Kjo protestë nuk u bë për flamingon apo pelikanin. Por ishte maskoti që i ktheu kamerat përballë një qytetari që nuk e kishim parë asnjë herë. Kjo energji, ka të bëjë me historinë e popullit tonë....