Gonxhja: Po e ndjekim me vëmendje protestën për Zvërnecin!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot nga Pogradeci lidhur me protestat kundër projektit turistik në zonën e Zvërnecit, duke deklaruar se qeveria po i ndjek me vëmendje shqetësimet e ngritura nga protestuesit dhe se kërkohet një analizë e kujdesshme për të gjetur ekuilibrin mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit. I pyetur në një prononcim për mediet lidhur me qëndrimin e tij ndaj kësaj proteste, Gonxhja tha se është i ndjeshëm ndaj situatës dhe se njeh personalisht një pjesë të mirë të protestuesve, të cilët i cilësoi si artistë, krijues, inovatorë dhe të rinj të angazhuar në jetën publike. “Nuk është se nuk e ndjek apo nuk jam i ndjeshëm ndaj situatës. Ne jetojmë në Tiranë dhe e kemi shumë të...
Burimi:
javanews.al