Gogu tregon tre prioritetet strategjike të Drejtësisë: Pa to nuk futemi në Bashkimin Evropian
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka dalë në një konferencë për mediat këtë të martë, më 19 maj, ku ka bërë me dije tri prioritetet strategjike të dikasterit që ai drejton. “Kemi vendosur sëbashku me ekipin drejtues të ministrisë 3 prioritete strategjike. I pari është fuqizimi i garancive procedurave dhe të drejtave të njeriut në procesin e drejtësisë, i dyti eficenca e sistemit gjyqësor që duhet të rritet në mënyrë domethënëse, por edhe aksesi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.”, tha ministri Gogu gjatë komunikimit të parë me mediat, nga ky pozicion i ri. Ai shtoi se këto 3 prioritete janë vendosur për shkak se ato lidhen drejtpërsëdrejti me procesin e reformimit të drejtësisë, por edhe me anëtarësimin në BE, që është objektivi strategjik i...
Burimi:
javanews.al