Gogu në Gjirokastër: Nuk ka turizëm dhe zhvillim pa drejtësi që garanton siguri ligjore

Gogu në Gjirokastër: Nuk ka turizëm dhe zhvillim pa drejtësi që garanton siguri ligjore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, së bashku me Ministren e Arsimit dhe drejtuesen politike të qarkut, Mirela Kumbaro, si dhe Kryebashkiakun Flamur Golemi, zhvilluan një takim me profesionistë të ligjit në Gjirokastër, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”. Në fokus ishin “Punët e Drejtësisë” dhe roli i saj në zhvillimin ekonomik e shoqëror. Në fjalën e tij, ministri Gogu theksoi se drejtësia është “infrastruktura që nuk shihet, por që mban në këmbë çdo sektor të zhvillimit”. Ai nënvizoi se pa siguri ligjore nuk mund të ketë turizëm të qëndrueshëm dhe as mbrojtje efektive të trashëgimisë kulturore. “Nuk mund të bëjmë turizëm pa siguri ligjore, as për turistët dhe as për mikpritësit. Nuk mund të mbrojmë trashëgiminë tonë kulturore pa e mbrojtur atë me ligj,”...