Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu mori pjesë sot në konferencën shkencore juridike të organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, me temë “Parimi Ne Bis in Idem në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar”. Në fjalën e tij, Ministri Gogu theksoi se ky parim përfaqëson një nga garancitë themelore të shtetit të së drejtës, duke siguruar që askush të mos ndiqet apo ndëshkohet dy herë për të njëjtin fakt. “Ne bis in idem nuk është vetëm një formulë juridike, por një garanci konkrete për qytetarin, që shteti nuk e përdor forcën e tij dy herë për të njëjtin veprim,” u shpreh ai. Ministri vuri në dukje se zhvillimet e fundit në jurisprudencën europiane, si nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ashtu...
Burimi:
javanews.al