Gjyqi për Veliajn, SPAK kundërshton kërkesat e mbrojtjes: Seancat publike nuk janë live!
Në gjyqin për Erion Veliajn, SPAK kërkoi rrëzimin e 5 kërkesave paraprake të mbrojtjes. Altin Dumani, argumentoi se ligji parashikon zhvillimin e seancave publike, por jo transmetimin e tyre live, ndërsa prokurori Ols Dado tha se qëndrimi i Veliajt në kafazin e qelqtë është garanci dhe se sipas tij, nuk përbën trajtim poshtërues. Altin Dumani: Për seancën publike gjykata ka marrë vendim, pa prezencë kamerash me transmetim live. Nuk mund të krahasohen seanca publike me seanca live. Ligji parashikon qartë, thuhet seancë publike, sot kemi prezent gazetar e persona të interesuar. Nuk bazohet në ligj kërkesa për transmetim live. Në çështjet penale në rajon, Europë apo në SHBA, nuk transmetohet live. Gjykata është shprehur disa herë për seancë publike jo live. Për datën e seancës gjykata të shohë...
Burimi:
javanews.al