Gjyqi për dosjen “Partizani”, sot thirret si dëshmitar Taulant Balla
Në ambientet e GJKKO zhvillohet sot seanca për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e të tjerë. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e SPAK për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve. Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë disa prej tyre, duke nisur nga deputeti i PS Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes. Në listë janë edhe Paro Laçi, Albert Xhani apo edhe Isa Tare.
Burimi:
javanews.al